Situata COVID-19 në vend/ 375 raste të reja dhe 1 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Situata COVID-19 në vend/ 375 raste të reja dhe 1 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Foto ilustruese

Janë regjistruar 375 raste të reja infektimesh me COVID-19 nga 1285 testimet e kryera në 24 orët e fundit në të gjithë vendin. Po ashtu, është shënuar dhe një humbje jete, një 73-vjeçare nga Fieri.

Janë kryer 1285 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 375 qytetarë, në këto bashki:

121 në Tiranë, 29 në Lushnje, 16 në Durrës, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Fier, Sarandë, Elbasan, nga 8 qytetarë në Kavajë, Himarë, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Divjakë, Korçë, Maliq, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Vorë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Selenicë, Kolonjë, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Shijak, Mat, Roskovec, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Belsh, Gramsh, nga 2 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Patos, Delvinë, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Libohovë, Memaliaj, Peqin. 

Janë 3,689 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Fieri 73 vjeçe. 

Janë shëruar 389 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,193 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            375

Të shëruar në 24 orë          389

Të shtruar në spitale             19

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                    1285

Testime totale               1,956,041

Raste pozitive                  326,461

Raste të shëruara              319,193                                                                 

Raste Aktive                        3,689

Humbje jete                         3,578

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                  1,658

Fier                                       397

Durrës                                  282

Vlorë                                    269

Korçë                                   252

Elbasan                                 239

Shkodër                                  224

Gjirokastër                             131

Berat                                       99

Lezhë                                      73

Dibër                                       46

Kukës                                       19

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?