TIRANË- Në të gjithë vendin janë kryer 808 testime nga të cilat 79 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Krahasuar me një ditë parë, ka një rritje të numrit të personave të infektuar pasi ditën e djeshme u raportuan vetëm për 11 raste.
Rastet e reja janë regjistruar në këto qytete:
24 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 4 qytetarë në Fier, Korçë, Devoll, Berat, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Pukë, Vlorë, Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Krujë, Kavajë, Dibër, Mat, Klos, Mallakastër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Kuçovë.
Ministria e Shëndetësisë vazhdon me thirrjen ndaj qytetarëve që të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Në të gjithë vendin janë 514 qytetarë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.
Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,817 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 808
Testime totale 1,979,562
Raste pozitive 330,920
Raste të shëruara 326,817
Raste Aktive 514
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 253
Elbasan 52
Fier 42
Vlorë 37
Shkodër 28
Durrës 25
Dibër 20
Korçë 17
Lezhë 13
Gjirokastër 11
Berat 11
Kukës 5