Situata COVID-19 në vend/  806 raste të reja dhe një humbje jetë në 24 orë

Situata COVID-19 në vend/  806 raste të reja dhe një humbje jetë në 24 orë

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit janë kryer 2180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 806 qytetarë.Fatkeqësisht, një 79-vjeçar nga Vlora nuk mundi t’i mbijetojë infektimit me koronavirus.

Janë kryer 2180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 806 qytetarë, në këto bashki:

239 në Tiranë, 56 në Fier, 48 në Lushnjë, 43 në Durrës, 32 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 22 në Berat, nga 21 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Lezhë, Gramsh, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Korçë, 12 në Himarë, 11 në Dimal, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, Kavajë, nga 9 qytetarë në Kurbin, Vorë, Mallakastër, Kuçovë, nga 8 qytetarë në Selenicë, Maliq, Pogradec, nga 7 qytetarë në Patos, Devoll, Skrapar, nga 5 qytetarë në Bulqizë, Mat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Përmet, Tepelenë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Has, Shijak, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Roskovec, nga 1 qytetar në Tropojë, Rrogozhinë, Cerrik, Librazhd.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Janë 7,029 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë.

Janë shëruar 703 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,848 që nga

Statistika (10 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            806

Të shëruar në 24 orë          703

Të shtruar në spitale            22

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     2180

Testime totale               1,935,925

Raste pozitive                  319,444

Raste të shëruara              308,848

Raste Aktive                        7,029

Humbje jete                         3,567

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                      3,293

Fier                                          812

Durrës                                     575

Vlorë                                        466

Elbasan                                    378

Gjirokastër                               366

Korçë                                        278

Shkodër                                     228

Berat                                         218

Lezhë                                        208

Dibër                                       160

Kukës                                        47

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD