Në të gjithë vendin janë kryer 242 testime, prej të cilave, 9 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Infektimet e reja raportohen në këto bashki: 5 në Tiranë dhe 4 në Lushnje.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. nVaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,124 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 6 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 242
Testime totale 1,999,836
Raste pozitive 331,928
Raste të shëruara 328,124
Raste Aktive 211
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 150
Vlorë 18
Fier 18
Gjirokastër 6
Durrës 5
Berat 5
Shkodër 5
Elbasan 3
Lezhë. 1