DURRËS- Kompanitë e transportit të mallrave në rrugë detare po përballen me vështirë, për shkak se kostot e tyre janë rritur. Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vengu tha se në 6 mujorin e dytë të vitit tarifat portuale do të ulen për t’u ardhur në ndihmë këtyre kompanive.
"6 mujori i dytë pritet të jetë pak më i vështirë për anijet tregtare kostot e tyre janë rritur dhe çmimet e transportit të mallrave kanë mësuar ulje dhe për pasojë kompanitë parashikohet një gjysmëvit i vështirë. Ne po përgjigjemi përmes politikave tarifore të portit. Në bashkëpunim me ministrinë e energjisë po diskutojmë për të rishikuar tarifat portuale", tha Vengu.
Sa i përket protokollit të sigurisë për udhëtarët, Vengu tha se janë vendosur kamerat termike që masin temperaturën e pasagjerëve në distancë. Pika e dytë investime kamera termike kamera digjitale në distancë me turne këto kamera e përforcojnë monitorimin merren masat për karantinimin e personave të dyshuar. Sikundër e patë dhe vete sinjalsitika permanente me përdorimin e duke lehtësuar punën e personelit që të mos kemi fluks më të madh se sa na me këto masa në gatishmëri shëndetësore”, tha ai.
Aktualisht numri i pasagjerëve që hyjnë apo dalin nga porti i Durrësit është i ulët, ku lejohen të lëvizin një numër i kufizuar personash. Në Portin e Durrësit mbërrijnë nga Italia dy tragete me mesatarisht 600 udhëtarë në ditë. Një vit më parë, në të njëjtën periudhe mbërrin 3 mijë pasagjerë në ditë.
Kategoritë që lejohen të udhëtojnë
Shtetasit e vendeve të BE
Rezidentet permanent në vendet e BE
Studentët
Qytetarë qe kanë probleme shëndetësore
Diplomantët
Personat me dy shtetasi, shqiptare dhe të huaj.
Komente











