Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 18 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Nga 307 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, 4 në Fier, nga 1 qytetarë në Shijak, Krujë, Këlcyrë, Tepelenë.
Janë 248 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,786 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika ( 23 Tetor 2022)
Raste të reja ditore - 18
Të shëruar në 24 orë - 13
Të shtruar në spitale - 2
Humbje jete në 24 orë - 0
Testime ditore - 307
Testime totale - 1,993,685
Raste pozitive - 331,626
Raste të shëruara - 327,786
Raste Aktive - 248
Humbje jete - 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë - 172
Fier - 24
Vlorë - 12
Berat - 12
Gjirokastër - 8
Durrës - 7
Shkodër - 6
Elbasan - 5
Dibër - 1
Lezhë - 1
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
15.9%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sukses në Spitalin 'Shefqet Ndroqi': Dy operacione të avancuara në zemër me teknika minimal invazive
25 Shkurt, 18:10
-
Shehu u shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ja kush është drejtori i ri i spitalit të Dibrës (EMRI + FOTO)
22 Shkurt, 09:56
-
Spitali i Tropojës pa mjekë, pacientët drejt Gjakovës! Drejtori: Kemi bërë kërkesa në Ministri por pa rezultat
15 Shkurt, 16:01
-
VKM/ Urdhri i Mjekut, ngrihet Komisioni i Disiplinës! Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, vendoset Komisioni i Apelimit: Do shqyrtojnë pretendimet për shkelje disiplinore në spitale
5 Shkurt, 16:44
-
Ministrja Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse gjatë shkurtit në çdo qytet të vendit
31 Janar, 15:38
-
‘Janë shtuar virozat respiratore këtë sezon', Tomini: Vaksinohuni, qarkullojnë disa lloje virusesh
29 Janar, 16:41
-
Koçiu:11,314 vizita falas gjatë vitit 2024 në Klinikën Stomatologjike Universitare
25 Janar, 15:53
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00