Doktori Abazi për Report TV: Transmetueshmëri më e lartë ditët e para! Anti-trupat nga COVID jetëgjatësi 6 muaj

Situata e Covid-19 në botë, po përkeqësohet ditë pas dite dhe përhapja e virusit përbën një nga shqetësimet kryesore të gjithë studiuesve. Në një intervistë për Report Tv,  Dr. Gani Abazi,tregon se 5 ditët e para pas shfaqjes së simptomave janë ato të cilat kanë shkallë të lartë përhapje. 

E ndërkohë që të gjithë i kemi varur shpresat tek vaksina, profesor Abazi theksoi se ka ndryshim mes zbulimit të vaksinës dhe vaksinimit. Për qytetarët e thjeshtë identifikimi i Covid-19 është i vështirë pa një test sereologjik, profesori bën thirrje për respektimin e masave.

Profesor Abazi, shprehet se ka ndjekur me shqetësim trendin e infeksioneve në Shqipëri dhe Kosovë dhe ka një mesazh për qytetarët.

Intervista e plotë:

Gazetarja: Z. Abazi së pari faleminderit që pranuat të zhvillonit këtëintërvistë me Report television.

Dr. Gani Abazi: Ju faleminderit juve për ftesën !

Gazetarja: Ditën e djeshme kemi parë një publikim të The LancetMicrobe, në të cilën theksohet se njerëzit mund ta përcjellin virusin 5 ditët e para të infektimit. Sipas mendimit tuaj sa ditë duhet të qëndrojnë njerëzit të izoluar dhe si është situata me asimptomatikët, sepse ata janë pjesë e grupit që përcjell më së shumti virusin?

Dr. Gani Abazi: Në raport me virusin dhe përcjellshmërinë e tij, ende ka shumë gjëra që nuk dihen. Mendohet se përçueshmëria më e lartë është në ditët e para të infektimit. Në bazë të disa studimeve 5 ditët e para pas shfaqjes së simptomave janë ato të cilat kanë shkallë të lartë transmetimi.

Gazetarja: Z. Abazi ditën e sotme është bërëpublik një studim i OxfordUniversity, në të cilin theksohet se ri-infektimi I personave të cilët e kanë kaluar njëherë infektimin me Covid-19, janë pothuajse zero deri në 6 muaj pas infektimit të parë. Sipas jush sa është e mundur që një person i cili ka kaluar njëherë virusin të ri-infektohet ?

Dr. Gani Abazi: Virusi i Covid-19, krijon anti-trupa të cilat kanë jetëgjatësi deri në 6 muaj. Pas 6 muajve ekziston mundësia që pacienti tëriinfektohet. Ata do të jenë të mbrojtur deri në muaj pas infektimit dhe pas daljes së vaksinës ata duhet të ri vaksinohen, njëjtë siç ndodh me gripin e zakonshëm.

Gazetarja: Si është e mundur që një qytetarë i thjeshtë të dallojë Covid-19 nga një grip I thjeshtësezonal? Të gjithëve na rastis që në një moment të caktuar të ndihemi keq dhe të gjithëve na vete në mendje se mund të jemi të infektuar. Si mundet që një qytetarë I thjeshtë të dallojë një grip të thjeshtë nga Covid-19?

Dr. Gani Abazi: Për fat të keq do të jetë shumë e vështirë për pacientët të identifikojnë sëmundjen pa një test sereologjik. Për të qënë të sigurtë nëse kanë grip sezonal apo Covid-19 është edhe më e vështirë sepse kanë edhe simptoma të ngjashme. Covid-19 është njohur se ka këto simptoma: temperaturë, humbje shije dhe vështirësi në frymëmarrje

Sa i përket gripit të zakonshëm në disa raste mund të ketë simptoma të ngjashme me Covid-19.

Në këtë rast testimi është prova përfundimtare që e tregon nëse një person ka infektim apo jo.

Gazetarja:  Në një kohë që dy vaksina ajo e Phizer dhe Moderna kanë dëshmuar një shkallë të lartë efektiviteti, pothuajse 95% dhe kanë deklaruar se do të aplikojnë për përdorimin emergjent. A mendoni se kjo do të mundësojë vërjen nën kontroll të pandemisë që deri tani u ka marrë jetën shumë personave dhe vazhdon të përhapet me një shpejtësi të madhe?

Dr. Gani Abazi: unë mendoj se vaksinimi do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për të vënë nën kontroll pandeminë. Por janë edhe disa sfida logjistike në raport me virusin, në ditët në vijim. Phizer ditën e djeshme ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent të saj nga FDA, gjë e cila mund të zgjasë disa muaj. Mendohet se grupi i parë me personat më të rrezikuar do të vaksinohen para Krishtlindjeve. Por vaksinimi masiv i popullatës pritet të bëhet deri në periudhën Mars –Prill. Pavarësisht nga zhvillimet në lidhje me vaksinën ne nuk duhet të shmangemi nga respektimi i masave kufizuese: përdorimi i maskave, distancimi social, dizenfektimi i sipërfaqeve. Ne duhet të dëgjojmë të gjithë këshillat dhe masat e institucioneve të shëndetit publik.  Sepse deri sa vaksina të arrihet të krijohet dhe të jetë e kapshme për të gjithë, ne jemi të rrezikuar. Sepse një gjëështë të kemi një vaksina dhe një gjë tjetër është vaksinimi. Kërkon shumë përpjekje dhe organizmin në muajt e ardhshëm.

Gazetarja; duke qënë se ju jetonio në SHBA, a mund të na tregoni si është situata  atje? Sepse bazuar edhe në të dhënat që marrim vazhdimisht numri i viktimave ka tejkaluar 250 000 dhe vazhdon të rritet numri i infeksioneve.  Në veçanti do të doja të dija më shumë për gjendjen në spitale. A janë tëtejmbushur ato?

Dr. Gani Abazi: Për fat të keq numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur shumë, ka tejkaluar 11 milionë tanimë. Ndërsa numri i të vdekurve mbi 250 000. Javën e fundit thuajse çdo ditë ka pasur më shumë se 1500 të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 185 000 raste në një ditë, një shifër kjo rekord, të cilën vendi nuk e ka ka pasur më parë. Sa i përket kapaciteteveshëndetësore shteti ka marrë masa të shuma, ka ndërtuar spitale brenda dy ditëve në Nju Xhersi dhe në Nju York. Në disa shtete ka spitale të cilat pothuajse janëstërmbushur me pacientë, si në rastin e Dakotës së Jugut apo Ajoua. Akoma nuk kemi arritur në pikën kritike por në rast se ky trend i infektimeve vazhdon, brenda disa javëve ne mund të arrijmë në pikën kritike ku nuk do të ketë më vende të lira dhe shtretër në spitale.

 Gazetarja: Kemi parë ditët e fundit se shumë shtete i kanë rikthyer kufizimet, ndryshe nga shtetet evropiane të cilat i kanëktheyr prej muajsh. A mendoni se rikthimi i kufizmive ishte vendimi i duhur?

Dr. Gani Abazi: po mendoj se marrja e këtyre masave është e nevojshme dhe një pjesë e madhe e shteteve duhet të marrin masa më rigoroze. Për fat të keq kjo gjëështë politizuar nëamerikë. Ne sapo i kaluam zzgjedhjet presidenciale, të cilat ishin deri diku brutale. Disa shtete kanë tendencën të mos i vendosin rekomandimet e autoriteteteveshëndetsore për qëllime politike. Mirëpo gjithnjë e më shume ata po e kuptojnë se masat kufizuese po ulin vdekshmërinë dhe infektimet.

Gazetarja: Z. Abazi ditët e fundit ka pasur një rritje të theksuar të rasteve të reja në Shqipëri dhe Kosovë. A keni një mesazh ju për qytetarët shqiptarë sesi mund të ruajnë veten dhe të tjerët>?

Dr. Gani Abazi: mesazhi im është që shqiptarët kudo që ndodhen tu përmbahen masave kufizuese të vendosura nga autoritetet shëndetsore. Ka shumë diskutime në lidhje me ekonominë apo humbjen e vendeve të punës, por shqiptarët nuk duhet ta harrojnë se shëndeti vjen nërradhë të parë. Tani gjëja më e rëndësishme është ruajtja e jetës së njerëzve, pastaj rimëkëmbja ekonomike. Derisa të këmi një vaksinim masiv, duhet që masat të respektohen.

Gazetarja: Z. Abazi shumë faleminderit për këtë intervistë.

Abazi: Ju faleminderit ju. Shpresoj që së shpejti të kemi një vaksinë për Kosovën dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot