TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e qeverisë për anulimin e prokurimeve publike që nuk kanë lidhje me koronavirusin, por edhe pse e cilëson si një vendim të vonuar. Teksa e quan një lajm të mirë, Basha kujdeset të theksoj se kjo ka qenë një kërkesë të cilën opozita e ka artikuluar prej kohësh. Për këtë arsye i bën thirrje qeverisë që të marrë parasysh propozimet e bëra nga opozita dhe të mos humbasë kohë.

“I kam kërkuar qeverisë të anulojë çdo procedurë prokurorimi që nuk lidhet me emergjencën e COVID -19. Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve, uroj të jetë një lajmi i vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta ktheje në vendim të qartë e të prerë. Sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore. Kërkesa e opozitës është kthyer në njoftim të APP, e shumë shpejt uroj të kthehet në vendim. Tenderat abuziv e të panevojshëm duhet të anulohen me vendim qeverisë. Por edhe ky njoftim është i mirëpritur. Ndonëse i vonuar e përshëndes këtë hap, nëse zbatohet do i kursejë shqiptarëve 200 mln euro", tha Basha.

Në konferencën me gazetarët e zhvilluar online, Basha thekson se tani hapi i radhës është anulimi i koncesioneve të padobishme në këtë periudhë, dhe ky fond prej 120 mln euro t'i kalojë Emergjencave Civile. Një tjetër çështje ku Basha ka vënë theksin është zbatimi i planit financiar të prezantuar më herët nga qeveria e Ramës, edhe pse ripërsërit se ai është i pamjaftueshëm duke kërkuar trefishimin e saj dhe si shembull sjell Kosovën. 

"Nëse Shqipëria me buxhet dy herë më të madh se Kosova dhe Kosova ka 3-fishin në pakete atëhere nuk mund të pranohet. Të paktën Shqipëria të ngrihet në nivelin e Kosovës. Minimalisht duam atë të Kosovës. Koha nuk pret,  qeveria nuk mund të tregohet as e verbër dhe as e shurdhët. Opozita ka një qëllim, që të bëjmë gjithçka për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.  Çdo orë dhe e humbur ngarkon me përgjegjësi ata që merrni vendime të gabuara për qytetarët. Për të marrë sot të gjitha masat e munguara dhe të prezantojë planin e munguar të ndihmë, planet në letër nuk hahen, pihet, nuk ndihmojnë të moshuarit, të sëmurët.Të anulohen koncesionet e padobishme. 120 mln euro të shkojnë te Emergjencat. Të fillojë dhe zbatimi i planit financiar. Sot është 1 prilli. Dhe paratë të cilat duhet të ishin për të siguruar përditshmërinë e tyre nuk janë aty. Kjo është e pafalshme. Barku bosh i fëmijëve nuk pret.  shton Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:30
Koronavirusi/ Basha: Të shtyhen detyrimet financiare të mediave ndaj shtetit

1585746004_basha.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikim që ka pas online me gazetarët ka vënë theksin se në paketën financiare duhet të përfshihen edhe mediat. Një nga propozimet e tij është që të shtyhen deri në një afat të pacaktuar detyrimet financiare të mediave ndaj shtetit.

"Për mediat kam atë që e kam thënë dje. Të shtyhen detyrimet financiare të mediave ndaj shtetit", tha Basha.

Ora 15:22
Basha: Deri tani nuk kam bërë testin e COVID-19, s'kam pasur asnjë simptomë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se nuk ka bërë testin për koronaviursin, sepse nuk ka pasur asnjë simptomë.

"Nuk kam pasur asnjë indikacion për të bërë testin", tha Basha.