Situata e ‘ftohtë’ në rajon 
Serbia modernizon mbrojtjen

Situata e ‘ftohtë’ në rajon <br />Serbia modernizon mbrojtjen
Ndërsa mediat ballkanike shkruajnë për një atmosferë lufte në rajon, edhe mediat serbe raportojnë se Beogradi po investon për riparimin dhe modernizimin e sistemeve të raketave dhe armëve.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq, pas kthimit të tij nga Minsk, ku kryemnistri Vuçiç dhe presidenti Lukashenko nënshkruan një marrëveshje për zbatimin e Marrëveshjes Teknike Ushtarake.

Kjo paketë sipas ministrit ishte shumë e rëndësishme për mbrojtjen e vendit. Mediat shkruajnë se Serbia po furnizohet me mbrojtje ajrore, avionë luftarakë të cilët janë të modernizuar.

Shteti serb është pajisur me “Mig” rusë, helikopter ushtarak, madje edhe me një sistem të ri të raketave.

Serbia ka blerë tashmë edhe dy helikopterë nga Rusia. Ndërsa në Serbi këtë vit do të arrijnë dhe rreth 30 automjete luftarake “Hammer” dhuruar SHBA.

Kurse, si dhuratë nga rusët, deri në mars 2017, Serbia do të marrë edhe gjashtë aeroplanë “MiG-29”. Sikurse shkruan media serbe vendi synon të bëhet fuqia më e madhe ushtarake në rajon.

Redaksia Online
XH.K/E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje