Nisur nga situata e motit  të paraqitur gjatë 24 orët e fundit  ku reshjet e dëborës janë ndërprerë, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën  një pasqyrim  ku tregon gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin. Sipas njoftimit të ARRSH, situata e motit është përmirësuar dhe akset kryesore  në të gjithë vendin janë të kalueshme dhe qarkullimi bëhet normalisht , pasi nuk ka rrugë të bllokuara.

Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kontraktorët vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe monitorimin e tyre, ndërkohë është bërë pastrimi i akseve nga materialet që bien në rrugë nga skarpatat.

Ndërkohë bëhet e ditur se sa i përket zonave malore në Rajonin Jugor, qarkullimi rekomandohet  të  bëhet pjesërisht me zinxhir vetëm në: K/Boboshtice - Dardhe, në 5 km e fundit.

 Sa i përket rajonit Verior, ARRSH përmend si akse që duhen të  qarkullohet me zinxhir Ura e Cerenecit-Steblevë, 15 km e fundit te aksit dhe kryqëzimin Domaj-Draj Reç.