Moti i acartë/ Meteorologu Metodi Marku për Report TV: Në kryeqytet -9 gradë Celcius, nga sot rritje temperaturash

Edhe pse ditët e para të muajit dhjetor kanë filluar me rëniet e temperaturave në vlera shumë të ulëta diitët në vazhdim prite të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave. Meterologu Metodi Marku në një intervistë të dhënë për Report Tv ka bërë një panoramë të përgjithshme rreth situatës së motit në të gjithë vendin, duke thënë se parashikimet sipas IGJEUM për ditët në vazhdim janë që të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave. 

Sot ka qenë mëngjesi më i ftohtë i këtyre ditëve të fundit për shkak të kalimit të një mase të ftohtë në të gjithë territorin e vendit, ku konkrtisht në Korçë është shënuar temperatura më e ulët 14 gradë celcius dhe në kryeqytet - 9 gradë celcius. Në ditët e ardhshme do të kemi një përmirësim të motit  pasi gjatë pasdites së sotme dhe gjatë mbrëmjes masa e ajrit e stacionuar për disa ditë të ndryshojë duke u zëvedësuar me një masë ajri më të ngrohtë. Kjo do të thotë në shifra numerike, që pritet të ketë një rritje temperaturash prej rreth 7 gradë celcius, mëngjesi i nesërm krahasuar me mëngjesin e sotëm. Mbërritja e kësaj mase ajri të ngrohtë pritet të shoqerohet edhe me  reshje që pritet të fillojnë në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, por edhe gjatë natës në sasira më të pakta fillimisht në formë dëbore në pjesën e ultësirën Perëndimore dhe më pas në formë shiu . Kurse në pjesën e territorit mbi 400m mbi nivelit e detit pritet të ketë reshje kryesisht në formë dëbore.

Metodi Marku, meterolog

 

Për metereologun Marku, ditët e ardhshme do të sjellin dhe reshje shiu, por bora do të vijojë të bjerë në lartësinë mbi 400 metra mbi nivelin e detit, ku parashikohet të arrijë nga 20 cm deri në 40 cm, në zonat e thella.

Do të jetë një shqetësim përsa i përket transportit rrugor për arsye pasi në këto dy ditë priten reshje dëbore në pjesën lindore të vendit. Priten kryesisht reshje dëbore në zonat e mëdha urbane në lindje të vendit, ku do të kemi një shtresë dëbore që arrin në 40 cm në  verilindje dhe në juglindje deri në 20 cm.Mbi këto lartësi në këto qëndra urbane duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve .Pritet të rriten temperaturat me 7 gradë celcius duke shënuar efekte në vlera pozitive dhe kjo do të jetë pak a shumë ecuaria në të gjithë territorin duke përfshirë edhe kryeqytetin. Qyteti i Tiranës, kryesisht zona urbane nga – 6 gradë Celcius do të kalojë në plus 2  gradë nesër në mëngjes, si edhe gjatë ditës pritet  rritje positive të vlerës së temperaturave. Por edhe në vijim deri në mbyllje të kësaj jave pritet që në ditë në vijim të ketë një rritje të ndjeshme në vleramë  të larta, të temperaturave në të gjithë teritorin e vendit , në krahasim me ditët e kaluara.  

Metodi Marku, meterolog

 

Ditë që lamë pas janë shoqëruar nganjë ulje e temperaturave dhe një mot i acartë, ku si pasojë e motit të keq edhe rrugët e kryeqytetit janë përfshirë nga ngrica. Ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë e në vazhdim për gjatë kësaj jave do të ketë një stabilizim të kushteve të motit dhe rritje tempratush në vlera pozitive sipas vlerësimeve të bëra të sinoptikanëve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse