Situata e rënduar në Kinë, shpërthimi i Covid ka infektuar 80% të popullsisë

Situata e rënduar në Kinë, shpërthimi i Covid ka infektuar 80% të popullsisë

Kinë

Mundësia e një rikthimi të madh të COVID-19 në Kinë gjatë dy ose tre muajve ka pak mundësi të ndodhë, pasi 80 për qind e popullatës janë infektuar dhe kjo është konfirmuar nga  një shkencëtar i shquar i Qeverisë kineze dhe është përcjellë nga mediat e huaja.

“Lëvizjet masive të popullatës gjatë periudhës së festës së Vitit të Ri Hënor ka të ngjarë që ka përhapur pandeminë, duke rritur numrin e infektimeve në disa zona. Por, një valë e re e COVID-it ka pak të ngjarë të ndodhë në një të ardhme të afërt”, tha Ëu Zunyou, shef i epidemiologëve në Qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Qindra milionë kinezë po udhëtojnë në mbarë vendin gjatë festës së Vitit të Ri Hënor, duke rritur frikën për një shpërthim i ri në zonat rurale, që janë më pak të pajisura për t’u përballur me shpërthime të mëdha.

Kina ka kaluar limitet me pacientë me COVID që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit më herët gjatë kësaj jave.

Deri më 12 janar, pothuajse 60.000 persona me COVID-19 kanë vdekur në spitale, kanë thënë autoritetet. Kjo shifër erdhi një muaj pasi Kina në mënyrë të papritur hoqi dorë nga politika e ashpër e masave, e njohur si zero-COVID.

Por, disa ekspertë kanë thënë se numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi aty nuk përfshihen personat që kanë vdekur në shtëpi apo edhe vdekje në spitale, sepse shumë mjekë nuk kanë përcaktuar sëmundjen COVID-19 si shkaktarin e vdekjes.

Por, disa ekspertë dhe mediat e huaja  kanë thënë se numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi aty nuk përfshihen personat që kanë vdekur në shtëpi apo edhe vdekje në spitale, sepse shumë mjekë nuk kanë përcaktuar sëmundjen COVID-19 si shkaktarin e vdekjes.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në