Situata e rrugëve, ARRSH: Ja akset ku duhet të qarkulloni me zinxhirë

Situata e rrugëve, ARRSH: Ja akset ku duhet të qarkulloni me zinxhirë

Foto e publikuar nga ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije këtë të shtunë se cilat janë akset në vend ku mund të kryhet normalisht apo me zinxhirë qarkullimi.

ARRSH njofton se në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër qarkullohet pa probleme ndërsa në qarkun Korçë e më konkretisht në rrugët Boboshticë-Dardhë e Qafë Qarri-Ersekë, për pasojë të reshjeve të dëborës të rëna gjatë orëve të natës, qarkullohet me zinxhirë.

Edhe në rajonin verior të Shkodrës ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë, e kësisoj qarkullohet me zinxhirë ose pjesërisht në rrugët: Zalldardhë-Reç-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Steblevë (20 km e fundit të aksit), Kuben-Vasie, Trebisht-Doganë dhe Qafë Bualli-Krastë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë