Situata epidemiologjike në Kosovë e stabilizuar, 2 humbje jete dhe 23 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në Kosovë e stabilizuar, 2 humbje jete dhe 23 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë është stabilizuar. Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur betejën me jetën 2 persona, ndërsa kanë rezultuar me COVID-19 23 të tjerë. Ky është një lajm tepër pozitiv për sa i përket pandemisë.

Megjithëse Kosova është duke përjetuar valën e katër të koronavirusit pas shfaqjes së variantit delta, duket se situata është tashmë nën kontroll. Kjo për shkak të masave anti-COVID dhe vijueshmërisë së vaksinimit.  

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të pandemisë janë bëtë 1.375.295 doza të vaksinës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren