KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë është gjithnjë optimale.

Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar 31 raste pozitive e koronavurusi dhe për të dytën ditë radhazi nuk është raportuar asnjë viktimë.

Numri i pacientëve t cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID- është 95 19 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 107.244, ndërkohë që ai i viktimave është 2.239  në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Situata epidemiologjike në Kosovë paraqitet mjaft e stabilizuar.