Situata financiare, sot
ankand për bonot 3-vjecare

Situata financiare, sot<br />ankand për bonot 3-vjecare
Qeveria do të zhvillojë sot ankandi i obligacionit tre-vjeçar në Bankën e Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë do të realizojnë mesditën e sotme ankandin e shitjes së obligacionit 3-vjeçar, me një shumë prej 1.5 miliardë lekë dhe që do të shlyhet deri në vitin 2015.

Kuponi indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 8.65 % dhe do të paguhet çdo 6 muaj, përkatësisht në datat 06 Korrik dhe 06 Janar.

ÇFARE JANE OBLIGACIONET?

Obligacionet ose bonot e Thesarit janë letra me vlerë të borxhit të emetuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave në formë regjistrimi. Obligacioni është letër me vlerë me afat maturimi afatmesëm dhe afatgjatë duke filluar nga 1 vit deri në disa dhjetra vjet.

PERSE E BEN QEVERIA KETE SHITJE?

Nga kjo nismë, qeveria pritet të ulë kostot e kthimit të borxhit, për shkak të zgjatjes së afateve të shlyerjeve. Nga ana tjetër, ata që blejnë këtë borxh, që mund të jenë edhe individë, mund të përfitojnë interes më të lartë. Shpeshherë shitja e obligacioneve apo bonove të thesarit është me leverdi për qytetarët apo për bankat e nivelit të dytë, por kjo varet shumë nga gjendja reale e financave të shtetit. Si në rastin e Greqisë, ku bonot e thesarit të blera nga qytetarët, rezultuan me një risk tepër të lartë, deri në 60 % pë shkak të financave katastrofike të shtetit helen.



(aq/ah/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza