Tensionet Kosovë-Serbi, Papa Françesku paralajmëron vizitë në Prishtinë

Tensionet Kosovë-Serbi, Papa Françesku paralajmëron vizitë në Prishtinë

Vjosa Osmani dhe Papa Françesku

KOSOVË- Papa Françesku ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë. Ka qenë vetë Papa Frençeku që e ndarë këtë lajm në një intervistë për revistën spanjolle Vida Nueva.

"Jemi duke punuar për vizitë në Kosovë, por asgjë nuk është vendosur”, tha Papa Françesku.

Ai po ashtu ka paralajmëruar vizita në Argjentinë, si dhe Uruguaj.

Në këtë intervistë, Papa Françesku zbuloi se ai po konsideron emërimin e një “përfaqësuesi të përhershëm” për të “shërbyer si urë” midis Rusisë dhe Ukrainës, në të njëjtën kohë që ai njoftoi se i dërguari i tij special për të ndërmjetësuar luftën do të udhëtojë në Pekin, duke pasur parasysh se tashmë ka vizituar Kievin, Moskën dhe Uashingtonin.

Pas udhëtimit që po bën aktualisht në Lisbonë, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë, Papa do të udhëtojë në Mongoli midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit dhe do të marrë pjesë në Marsejë, Francë, në Takimet mesdhetare, më 22 dhe 23 shtator.

Lajm ne përditësim...

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025