Situata me zjarret, Yuri Kim: Populli amerikan është në krahun tuaj, respekt për ushtarakët dhe zjarrfikësit për aktet e tyre heroike

Situata me zjarret, Yuri Kim: Populli amerikan është në krahun tuaj, respekt për ushtarakët dhe zjarrfikësit për aktet e tyre heroike

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takon ushtarë në Pashaliman

VLORË- Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, në një takim në Pashaliman, ka biseduar sot me ekspertët e USAID, të cilët po japin kontributin e tyre në betejën më flakët.  Në mesazhin e saj Kim ka thënë se SHBA është në krah të Shqipërisë në këtë periudhë. Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen amerikane për Shqipërinë në këtë sfidë, teksa ka vlerësuar punën e ushtrisë dhe zjarrfikësve. 

"Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të shpreh trishtimin tim të thellë për dëmin e shkaktuar nga zjarret në Shqipëri. Mendimet tona shkojnë për të gjithë shqiptarët gjatë kësaj kohe të vështirë, veçanërisht me ata jetët e të cilëve janë prekur nga shkatërrimi. Ne i jemi mirënjohës personelit ushtarak dhe zjarrfikësve për aktet e tyre heroike për të luftuar zjarret dhe ndihmuar në parandalimin e humbjeve të mëtejshme të jetëve dhe pronës. Gjithashtu do të doja të falënderoja Ministrin e Mbrojtjes Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Çako për përpjekjet e tyre në udhëheqjen e përgjigjes ndaj këtyre zjarreve.

Unë sot jam në rajonin e Vlorës për të takuar ekipin tonë amerikan të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID, të cilët erdhën në Shqipëri për të ndihmuar me përpjekjet e koordinimit dhe përgjigjes. Unë jam mirënjohëse për përgjigjen e tyre të shpejtë ndaj thirrjes për ndihmë. Ata tashmë kanë filluar të trajtojnë sfidat, duke punuar së bashku me partnerët tanë shqiptarë. Këto përpjekje të përbashkëta dhe bashkëpunimi midis vendeve tona është ajo çka aleatët bëjnë për njëri -tjetrin në kohë nevoje. Këto janë çastet kur miqtë dhe aleatët qëndrojnë së bashku për të përballuar këto sfida të vështira.

Unë jam gjithashtu shumë e kënaqur që planifikimi i mëparshëm i emergjencës midis vendeve tona po ndihmon me këto përpjekje, veçanërisht dhurimet e pajisjeve të zjarrfikësve nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 2019. Pajisjet e zjarrfikësve, të tilla si kovat “Bambi” të përdorura nga helikopterët, tani po përdoren për të shpëtuar jetë. Më lejoni ta them sërish, populli amerikan është në krahun tuaj – dhe do të jetë gjithmonë në krahun tuaj – gjatë kohëve të vështira", ka thënë Kim.

Në takim ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kreu i emergjencave Civile, Haki Çakon.

Zjarret në vend nuk janë vënë ende nën kontroll pavarësisht luftës së bërë për ditë me radhë nga toka dhe tashmë me helikopter edhe nga ajri. Ministria e Mbrojtjes në raportin e saj të fundit bën me dije se problematike vijojnë të jenë disa vatra zjarri në veri dhe në jug të vendit. Në Majën e Rrunës dhe në Qafën e Kumbullës, po punohet nga toka dhe ajri, ku në ndihmë të forcave zjarrëfikëse të vendit kanë ardhur edhe nga Kosova.

 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi: 10/08/2021 17:05

    Uau. Te fal kjo. Para se ndokush te flase per punen e dobet te qeverise, ste le zonja Kim! Por direkt e leshon deklaraten ne favor. Masat e perbashketa thote, dhe kovat bambi, parandaluan gjemen. Dhe kjo eshte deshmia qe kane qene shume te pergatit. Ndaj dhe ministri Cuci eshte ne plazh. Kush te flase i pari per emergjencat mor vlla:Rama, Peleshi, Hakiu, Kim??!!

    Përgjigju
  • Niku: 10/08/2021 15:53

    Edhe te zjarret do fusi hunet kjo tashi?? Apo po verifikon a po perdoren ato kovat qe na ka dhuru amerika??

    Përgjigju
  • Halili: 10/08/2021 14:19

    Te na fale zonja Kim, por ministrin Cuci te shkoje e takoje ne plazh.

    Përgjigju
  • Turi: 10/08/2021 14:05

    Po kjo cfare dreqin do qe ngeli ne cdo cep te vendit ? E lidhni brenda ne ambasade se nuk i behet dermani asaj zarigoges

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda