Ndonëse numri i rasteve pozitive me COVID-19 është ulur ndjeshëm dhe aktualisht janë vetëm 39 rastet aktive, hetimi epidemiologjik në terren vijon. Epidemiologia Ermelinda Murati tha gjatë një interviste për "Report Tv" se vatrat e infeksionit janë në zonat ku ka më tepër dendësi në popullatë.
“Grupet tona të terrenit dalin vazhdimisht në terren në përditshmëri, asnjëherë nuk është ulur as vigjilenca as përkushtimi për të bërë punën tonë, vazhdon normalisht. Rastet vijnë në ulje dhe përqindja e pozitivitetit ka rënë goxha. Janë familjare, vatrat më kryesore janë dhe ato që kanë qenë dhe më përpara le të themi zonat rurale ku ka dhe më tepër dendësi në popullatë. Në Institut, në Kodër-Kamëz, në rrugën Siri Kodra së fundmi kam pasur raste pozitive”-tha epidemiologia Ermelinda Murati.
Në kryeqytet numri i qytetarëve që rezultojnë pozitiv nuk është më shumë se 7 mesatarisht në 24 orë.
“Në bazë të njohurive që ka epidmiologu përcakton se jo domosdoshmërish nëse një person del negativ me Rapid Test dhe vazhdojnë shenjat ne i bëjmë PCR atij personi por edhe Rapid Testi dhe PCR vazhdimisht bëhen”-tha epidemiologia.
Nga mbi 2000 teste që kryhen në të gjithë vendin çdo ditë për raste të dyshuara me COVID, pjesa më e madhe bëhen në Tiranë. Krahas testimit, epidemiologët synojnë izolimin e vatrave për të evituar shpërthimet epidemiologjike.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
20.6%
-
As i mirë as i keq
34.5%
Vota total: 325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35