Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara, Bashar Ja'afari, ka tentuar të bindë OKB-në se situata në qytetin e shkatërruar nga luftimet mes forcave qeveritare dhe rebelëve, Aleppo, nuk është ajo që ka përcjellë media ndërkombëtare.
Ai ka paraqitur para të pranishmëve një fotografi e cila sipas tij tregon dhembshurinë e ushtarëve qeveritarë ndaj banorëve të Aleppos. Por imazhet e paraqitura nga ai janë një manipulim i pastër.
"Kjo është ajo që ushtria siriane është duke bërë në Aleppo. Këtu ju shihni një foto të një ushtari sirian i cili siguron ndihmë dhe mbështetje për një grua", tha ambasadori Bashar Ja'afari para Këshillit të Sigurimit, duke thënë se gruaja ishte larguar pjesa lindore e Aleppos.
Mirëpo, problemi është se fotografia nuk i përket konfliktit në Aleppo dhe as nuk është shkrepur në ndonjë pjesë tjetër të Sirisë.
Imazhet i përkasin qytetit të Falluxhas në Irak, ndërsa është shfaqur në rrjetet sociale gjatë muajit qershor. Forcat irakene ishin duke luftuar për të rimarrë qytetin e Falluxhas së pushtuar nga ISIS. Kjo foto u shfaq në faqen e internetit të një televizoni iraken dhe tregonte momente e evakuimit të banorëve të këtij qyteti të përfshirë nga luftimet.
Ambasada e Sirisë në Kombet e Bashkuara nuk ka dhënë asnjë koment për këtë gafë të ambasadorit Ja'afari, edhe pse insistimi i mediave ndërkombëtare ka qenë mjaft i madh.

(Ambasadori sirian manipulon me foton)

(Foto është shkrepur në qytetin irakien, Falluxha)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com