Në letrën e firmosur nga 18 deputetet drejtuar Kuvendit, theksohet se Kamenos, njëkohësisht kryetar i partisë “Greket e Pavarur” ka shprehur disa pikëpamje në lidhje me zhvillimet e fundit në Ballkan, që sipas ligjvënësve të opozitës, bien ndesh me parimet e politikes së jashtme të Greqisë.
Deputetet konservatore ndalen në veçanti në tre qëndrime të Kamenos, për të cilat kërkojnë saktësim nga ana e ministrit të jashtëm.
Garanci për Perëndimin është krijimi i një harku kristiano-ortodoks në rajon. Në Shkup është mëse e qartë se shumica e popullsisë janë shqiptarë.
Të mos pranohet fjala “Maqedoni” në emërtimin e ri të fqinjit verior të Greqisë. Deputetët opozitarë kërkojnë që në kushtet e zhvillimeve të fundit në Ballkan, politika e jashtme greke duhet të shërbejë si stabilizuese dhe jo për t’i hedhur benzinë zjarrit.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
