TIRANE- Situata e krijuar në pikat kufitare në Greqinë, në Kakavijë dhe Kashpticë, ka ngjallur reagime nga të dy vendet. Nisur nga gjendja e krijuar në këto pika të kalimit të emigrantëve, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Llesh Kola, thirri sot në një takim Ambasadorin e Republikës Greke në Tiranë, Leonidas Rokanas.
Gjatë takimit u diskutua kryesisht lidhur me problematikat që janë krijuar ditët e fundit në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe.
Lidhur me shqetësimin tonë mbi kthimet e qytetarëve shqiptarë nga autoritetet policore greke në Pikat e Kalimit Kufitar, Ambasadori Rokanas informoi se duke filluar nga dita e sotme, situata po normalizohet dhe fluksi i qarkullimit do të rikthehet në standardet normale të sezonit.
Ambasadori grek në Tiranë, siguroi angazhimin e tij për ndjekjen e kësaj çështjeje, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com