SHBA – Përveç 300 këshilltarëve ushtarakë që SHBA ka në plan të dërgojë në Irak po parashikon të dërgojë 100 forca speciale edhe në Bagdad për të këshilluar ushtrinë irakiane, që përballet me përparimin e xhihadistëve sunite, por nuk parashikon sulme ajrore në këtë moment, njofton një përgjegjës amerikan.
Presidenti amerikan Barack Obama, i cili pritet të mbajë një fjalim për krizën irakiane, përkrah aksionet e kufizuara që do të integrojnë këto trupa komando në forcat irakiane për t'i ndihmuar në shtytjen e xhihadistëve.
Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se "presidenti nuk përjashton asnjë mundësi me përjashtim të asaj të dërgimit të trupave amerikane për luftë në Irak. Pra prania e forcave speciale në terren do të jetë e kufizuar në një rol këshillues dhe asistence ndaj forcave irakiane".
Kjo prani mund të shërbejë gjithashtu, në rast përkeqësimi të gjendjes, për të përforcuar sigurinë e ambasadës amerikane në Bagdad, sipas të njëjtit përgjegjës që ka preferuar të mos identifikohet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com