Situata në Shkup, KE shqetësim
Fyle: Shpresojmë në zgjidhje

Situata në Shkup, KE shqetësim <br />Fyle: Shpresojmë në zgjidhje
SHKUP, Maqedoni - Komisioni Evropian po ndjek nga afër zhvillimet politike dhe tensionet brenda koalicionit qeveritar në Maqedoni.
Zyra e eurokomisionerit për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle në një deklaratë për mediat maqedonase thekson: “Kuptohet që po interesohemi dhe po ndjekim zhvillimet që po ndodhin në Maqedoni, megjithatë shpresojmë se liderët politik do të gjejnë zgjidhje pozitive të problemit, pasi kjo është në interes të popullit maqedonas dhe procesit integrues të vendit”.

Kjo deklaratë vjen në prag të vizitës në Bruksel të presidentit të Maqedonisë Ivanov, i cili do të informojë nga afër eurokomisionerin Fyle javën e ardhshme.

Ndërkaq, në Shkup duket se tensioni politik po vjen duke u zbutur. Mediat maqedonase shkruajnë se Partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI në Maqedoni, gjatë fundjavës, kanë rënë dakord për vazhdimin e bashkëqeverisjes.

Burime brenda qeverisë kanë bërë të ditur se Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti kanë rënë dakord për vazhdimin e politikave parimore brenda koalicionit dhe shmangien e veprimeve provokative për përfitime politike.

Marrëveshja që besohet se është arritur mes palëve, por që nuk bëhet publike, përjashton zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Jo zyrtarisht, mësohet se VMRO-DPMNE ka vendosur që të tërheq projekt-ligjin për përkujdesje institucionale për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrëse në konfliktin e 2001, për të përjashtuar zgjedhjet dhe rrezikun e një blloku të përgjithshëm politik kundër saj. Kjo do të arrihet duke deklaruar se projektligji ka nevojë për rishikime të tjera.

REAGIMI I QEVERISE
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë funksionon me përbërje të plotë dhe kapacitet të plotë në një formë të mirë dhe funksionet e sistemit, pa marrë parasysh nëse janë ekonomike, politike apo shoqërore i kryen rregullisht dhe qytetarët duhet të jenë të qetë”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandër Gjorgjiev.

Tensionet midis partive të koalicionit pasuan pas homazheve të ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi në varrezat e UÇK-së në Sllupçan, ndërsa ky veprim pasoi me kundërpërgjigjen e VMRO-DPMNE, e cila vendosi në rend dite projekt ligjin për zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë.

(jd/Gre/M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen