Situata në Siri, Anan pritet
të takojë sot presidentin Asad

DAMASK- I dërguari i OKB-së në konfliktin e Sirisë, Kofi Anan pritet të takohet sot me presidentin Bashar al-Asad. Takimi vjen si një përpjekje për të gjetur mënyrën për zbatimin e planit të tij paqësor.


Anan e ka konsideruar masakrën në Houla “një moment të tmerrshëm me pasoja të thella”. Masakra e 4 ditëve më parë shkaktoi vdekjen e 108 personave, kryesisht fëmijë dhe gra. Anan tha se ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari për atë që kanë bërë, ndërsa u apeloi “të gjithë atyre që përdorin armë" të veprojnë në përputhje me planin gjashtë pikësh të tij.

Këshilli i Sigurimit të OKB ka dënuar sulmin në Houla, ndërsa Damasku akuzon luftëtarët e opozitës se e kanë kryer masakrën.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë