Situata në zonat e përmbytura
Vlorë e Fier ende banesa me ujë

Situata në zonat e përmbytura<br />Vlorë e Fier ende banesa me ujë
Në ditën e 9 të përmbytjeve 28 banesa në komunën Novosele vijojnë të jenë të pabanueshme për shkak të pranisë së ujit, ndërsa në rreth 600 banesa ka prezencë uji në oborre.

Ndërkohë mësohet së nën ujë janë rreth 1400 hektarë tokë, por ndërprerja e reshjeve ka ndikuar në përmirësimin e situatës.  Sipas një bilanci paraprak aktualisht mësohet se si pasojë e përmbytjeve kanë ngordhur 100 kokë bagëti dhe rreth 40 mijë shpend.

Edhe në komunën e Novoselës prej 3 ditësh vijon shpërndarja e ndihmave, ndërksa në terren komisionet e vlerësimit vijojnë punën për vlerësimin e dëmeve.

Ndërkohë e njëjta panoramë si në Vlorë paraqitet edhe në fshatrat e përmbytur të Fierit. Raportohet se aktualisht janë shtatë banesa janë nën ujë, ndërsa në 60 të tjera ka prezencë uji kryesisht në oborre.

Ndërkohë mësohet se ka prezence uji në 4500 hektarë tokë nga 7530 hektarë tokë që ishin ditë më parë.  Më kritike situata është fshatin Darëzezë, ku është edhe sipërfaqja më e madhe e tokës së përmbytur.

Sakaq edhe gjatë ditës sotme vijon shpërndarja e ndihmave, kryesisht pako me ushqime si për njerëzit ashtu dhe për bagëtitë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë