Situata në zonat e prekura nga 
përmbytjet, vijon dhënia e ndihmave

Situata në zonat e prekura nga <br />përmbytjet, vijon dhënia e ndihmave
Situata në zonat e prekura nga përmbytjet është përmirësuar teksa ka nisur edhe shpërndarja e ndihmave dhe solidarizimi nga opinioni publik dhe bizneset për t’u ardhur në ndihmë familjeve që vuajnë pasojat e reshjeve të dendura.

Kështu në Vlorë shirat e lehta të rëna gjatë mbrëmjes së djeshme, nuk kanë shkaktuar rritje të basenit të lumit Vjosa. Kështu sipas shtabit të emergjencave në qarkun Vlorë janë në total 602 banesa të cilat kanë prezencë uji në oborret e tyre por jo brenda.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë rikthyer në banesat e tyre rreth 95 familje. Po ashtu janë dhënë ndihma ushqimore dhe veshmbathje për rreth 648 familje.

Sa i përket Fierit sot rezultojnë se janë 4500 ha tokë të përmbytura në ndryshim nga 7530 ha që ishin deri ditën e djeshme. Po ashtu janë rreth 60 banesa të cilat kanë prezencë uji në oborre. Lidhur me shpërndarjen e ndihmave mësohet se janë dhënë për familjet e prekura 3000 pako me ndihma.

Vlorë
Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar në ndryshim nga ditët e fundit. Sipas shtabit të emergjencave, shirat e lehtë të rënë gjatë mbrëmjes nuk kanë shkaktuar rritje të nivelit të basenit të Vjosës, teksa niveli i saj arrin në lartësinë 4.25m.
 
Mësohet se institucionet arsimore do të qëndrojnë të mbyllura deri sa të kryhet dezifenktimi i plotë i tyre nga Drejtoria e Shëndetit Publik, procedurë e cila përfundon sot.
 
Deri më tani bëhet e ditur se janë 602 banesa me prezencë uji në oborret e tyre por jo brenda. Në shtëpitë e tyre janë rikthyer 95 familje, ndërsa janë shpërndarë ndihma ushqimore dhe veshmbathje për 648 familje.
 
1. Numri i banesave me prezencë uji në oborret e tyre (jo brenda tyre); 602
2. Sa familje janë kthyer në banesat e tyre; 95
3. Sa familje kanë marrë / nuk kanë marrë ndihma ushqimore, veshmbathje, etj. : 648 / 0

tabela ndihma vlore

Fier 
Pushimi i reshjeve të shiut ka ndikuar në përmirësimin e situatës së përmbytjeve në fshatrat e rrethit të Fierit, teksa uji në pjesën më të madhe është tërhequr nga tokat e përmbytura.

Sipas të dhënave të shtabit të emergjencës të ngritur pranë prefekturës Fier, aktualisht janë 7 banesa nën ujë, ndërsa në 60 të tjera ka prezencë uji. Ndërkohë aktualisht ka prezence uji në 4500 hektarë tokë nga 7530 hektarë tokë që ishin ditë më parë. 

Sakaq edhe gjatë ditës sotme vijon shpërndarja e ndihmave, kryesisht pako me ushqime si për njerëzit ashtu dhe për bagëtitë. Sa i përket shpërndarjes së ndihmave nuk kanë munguar pakënaqësitë nga ana e banorëve të përmbytur. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë