Situata në HEC-e problematike
pavarësisht rreshjeve

TIRANE-Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe të bores, situata energjetike në vend mbetet problematike. Sipas të dhënave të KESH-it, në Kaskadën e lumit Drin reshjet kanë rënë më tepër në formën e dëborës, duke mos dhënë kështu ende efekt të menjëhershëm në rritjen e nivelit të ujit në liqene. Temperatuarat e ulta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë bërë që konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri të arrijë pikun. Në vend konsumohet rreth 25-26 milionë kilovatorë në ditë, ndërkohë që prodhohen vetëm 14 milionë kilovatorë. Nga të dhënat e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare rezulton se niveli i Fierzës ka arritur në 262.39 metra, ndërsa prurjet llogariten në 90 metra kub në sekondë. Niveli i Komanit ka arritur në 171 metra, ndërsa prurjet janë 36 metër kub për sekondë. Vau i Dejës ndërkohë është në nivelin e 73.4 metrave mbi nivelin e detit dhe prurjet janë 20 metër kub për sekondë. Një përmirësim i situatës mund të pritet vetëm me shkrirjen e dëborës, por një gjë e tillë masivisht ndodh në muajt e pranverës.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie