Situata në PD,Kulluri: Lulzim
Basha lideri më i dobët në histori

Situata në PD,Kulluri: Lulzim<br />Basha lideri më i dobët në histori
Anëtari i këshillit kombetar të PD-së Edvin Kulluri në Report Tv, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
 
Në komëntin e tij theksohet se gjendja brenda partisë është shumë e rëndë duke quajtur jo një krizë, por një katastrofë të  vërtetë sidomos pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe farsës së 22 korrikut në zgjedhjet për kryetar të PD.
 
Nisma e një platforme kombëtare është një proces që  synon të mobilizojë Partinë Demokratike dhe ta ngrejë në nivelet që ishte më parë.
 
“Unë do të mbështesë ndryshimet statutore. Të këtë një rritje të kolegjialitetit. Konservatorizmi nuk është një gjë e keqe, por i këshillojë Bashës që t'a artikulojë një gjë të tillë.
Të konservojmë idetë tek njërëzit dhe vendimarrja në dobi të të gjithë demokratëve dhe anëtarëve të saj në të gjithë vendin. Situata në PD është e rëndë, pasi nuk po mbahet përgjegjësia dhe Basha po përpiqet të fitojë kohë, që nuk do të jetë pozitive në pikëpamjen time”
, thekson anëtari i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike .
 
Sipas tij analizat sot në bazë  të partisë është populiste dhe nuk ka shpresa për të gjetur një zgjidhje. Brend PD nuk ka asnjë alternativë dhe faji i faturohet drejtpërdrejt kreut të saj dhe ai është Lulzim Basha.

Ai thekson se ngritja e platformës është një kritikë për Bashën dhe implementimi i saj duhet të ndodhte menjëherë pas zgjedhjeve dhe jo të thellohej  kriza e kredibilitetit brenda partisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin