Situata në plazhe, Ministria: Ka roje,
Agjencia: Vija bregdetare e pasigurt

Situata në plazhe, Ministria: Ka roje,<br />Agjencia: Vija bregdetare e pasigurt
Pas denoncimeve të vazhdueshme se në plazhet e vendit mungojnë edhe kushtet më minimale të sigurisë në det, përfshirë kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare, Report TV ka kontaktuar me Ministrinë e Turizmit për të mësuar me tepër rreth situatës apo masave të marra.

Ekflodia Leskaj, këshilltare e ministres, pohon për Report TV se në plazhet shqiptare ka roje, ndryshe nga sa pretendohet.
 
 “Vrojtues ka nëpër plazhet shqiptare. Sikurse është njoftuar edhe nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ajo ka kryer trajnimin e 24 vrojtuesve, lista e të cilëve i është dërguar bashkive bregujore, dhe një pjesë e tyre janë të punësuar”, tha Leskaj.

Sa i përket marrjes së masave ndaj institucioneve abuzuese, Leskaj thote se roli i ministrisë është vetëm monitorues dhe këshillues për subjektet që t’i përmbushin këto detyrime.

“Ligjërisht ministria për veç se mund ti monitorojë dhe të informojë subjektet private për detyrimet që ata kanë sipas rregullores, nuk mund të marrë masa të tjera, sepse është inspektoriati ai që ngarkohet nga ligji për të marrë masa ligjore ndaj këtyre subjekteve”, shprehet Leskaj.

Ndryshe nga sa pretendon ministria, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ne faqen e saj zyrtare raporton se thuajse në të gjitha plazhet shqiptare mungojnë kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare.

Në këtë faqe janë të listuara të gjitha plazhet e certifikuara dhe në asnjë prej tyre nuk ka roje bregdetare. Por përball këtij fakti, Leskaj u shpreh se kjo nuk rezulton nga monitorimi i bërë nga ministria.

“Ka subjekte të cilat i plotësojnë kushtet e sigurisë, ka subjekte dhe gjithmonë në rritje numri i subjekteve, të cilët i kanë sinjalistikën në det për mjetet lundruese dhe zonat e notit. Kulla vrojtimi ka në të gjitha plazhet shqiptare. Ndoshta nuk janë në atë distancën e përcaktuar pasi janë akoma duke u ndërtuar, por patjetër që ka”, shton Leskaj.

Vendimi nr. 321 i Këshillit të Ministrave “Për sigurinë në det dhe plazhe” ngarkon ministrinë e Turizmit, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e kushteve të sigurisë.

Por ndërkohë që këto institucione pasojnë kompetencat e zbatimit të këtij vendimi, vëzhgimi i Report Tv ka nxjerrë në pah se vija bregdetare, përveçse nuk ka roje bregdetare, nuk plotëson as standardet e tjera të rrethimit me flamujt me ngjyra, që specifikojnë nivelin e rrezikut etj.

ekflodia leskaj

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël