Situata në Turqi, Ben Blushi ironi
me PD dhe thirrje për protesta

Situata në Turqi, Ben Blushi ironi<br />me PD dhe thirrje për protesta
Pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, drejtuesi i LIBRA-s Ben Blushi përmes një mesazhi më faqen e tij të Facebook bën thirrje për protesta.
 
Duke marrë shkas nga protestat që po zhvillohen në Turqi, Blushi ironizon PD, ndërsa shprehet se opozita në Shqipëri është bërë digë që mbron qeverinë nga populli.
 
"Të protestosh sot në Turqi nuk është e lehtë dhe kjo gjë po vështirësohet edhe në Shqipëri, ku një pjesë e opozitës është kthyer në një digë që mbron qeverinë nga populli i vet" thote ai. 

MESAZHI I BLUSHIT/ MARSHIMI I LIRISË
Ky është Marshimi i Drejtësisë që po mbahet ne Turqi, ku qindra mijëra njerëz janë duke marshuar me ditë drejt Stambollit, për të protestuar kundër kufizimit të lirive dhe të drejtave të tyre.
 
Të protestosh sot në Turqi nuk është e lehtë dhe kjo gjë po vështirësohet edhe në Shqipëri, ku një pjesë e opozitës është kthyer në një digë që mbron qeverinë nga populli i vet.
 
Megjithatë edhe nëse nuk përfundon. Marshimi i Lirisë do arrijë një ditë në Turqi. Sikur të isha turk sot do isha duke ecur. Si shqiptar shpresoj të mos ndalojnë. Liria nuk ka kufij dhe as fe.

Ben Blushi
dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali