KIEV - Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se Ukraina duhet të jetë gati për të mbrojtur veten, nëse procesi i paqes me rebelët pro-rusë dështon.
 
Megjithatë, Poroshenko ka thënë se konflikti në lindje të Ukrainës nuk mund të zgjidhet ushtarakisht.
 
Kievi dhe rebelët pro-rusë janë pajtuar për armëpushim më 5 shtator.
 
Pavarësisht disa shkeljeve, palët ndërluftuese kanë rënë dakord më 19 shtator që të tërheqin artilerinë dhe armët e rënda 30 kilometra nga zona e konfliktit. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)