UKRAINË - Një armëpushim i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar në Ukrainë duhet të jetë prioritet në negociatat kyçe që do të zhvillohen gjatë së hënës.

Kjo deklaratë ka ardhur nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. Zyrtarët ukrainas dhe rusë pritet të mbajnë sot bisedime me rebelët pro-rusë me ndërmjetësimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në kryeqytetin Bjellorus, Minsk.

Bisedimet e para të javës së kaluar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Petro Poroshenko nuk çuan në asnjë zgjidhje.
 
Ndërkohë, separatistët kanë fituar terren ndaj forcave ukrainase gjatë ditëve të fundit në 2 rajonet lindore, Luhansk dhe Donetsk dhe më tej në jug përreth portit Mariopul. Ndërkaq, mbrëmë vonë është shënuar një incident ku separatistët pro-rusë kanë hapur zjarr ndaj një anijeje kufitare në detin Azov.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)