Situata në vend, Nishani mbledh
Këshillin e Sigurimit, i ftuar Basha

Situata në vend, Nishani mbledh<br />Këshillin e Sigurimit, i ftuar Basha
TIRANË- Nesër në orën 10:30 Presidenti Bujar Nishani do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja do të bëhet në ambientet e Presidencës.

Të pranishëm do të jenë Kryeministri e vendit, Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Baze, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
 
I ftuar nga Presidenti do të jetë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, Bujar Nishani tha se lidhur me ftesën dërguar Bashës, ai nuk shel ligjin.

Nga pikëpamja ligjore argumentoi ai, ligji parashikon të drejtën e Presidentit, si kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që përveç anëtarëve të Këshillit, në varësi të rendit të ditës, të ftojë edhe ministra të kabineti qeveritar, që nuk janë anëtarë, kryetar komisionesh parlamentare dhe drejtuesish institucionesh.

Sipas Nishanit kjo do të jetë mbledhja më e rëndësishme në 10 vitet e fundit dhe kjo është një arsye pse është i ftuar edhe Basha, i cili ka shprehur qëndrimin se situata e krimit në vend është përkeqësuar muajt e fundit.
 
Nishani tha për mediat se, mbledhja e nerëme është e rëndësishme pasi ka të bëjë me dokumentin e ri të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare në vend dhe kjo nuk mund të jetë produkti i një qeverie të caktuar, për këtë arsye ai e ka konsideruar detyrim të ftojë kreun e PD-së.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillues i Presidentit, që ushtron veprimtarinë në bazë të Kushtetutës, ligjeve e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi.
 
Këshilli i Sigurimit Kombëtar këshillon Presidentin për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, si dhe të drejtimit, organizimit dhe mobilizimit të burimeve njerëzore dhe materiale në dobi të sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit.

Çështjet më të nxehta për të cilat është mbledhur më herët Këshilli i Sigurisë Kombëtare, janë ajo e shpërthimit të Gërdecit, ku presidenti i asaj kohe, Bamir Topi kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme hetim me seriozitet rigoroz për zbardhjen e shkaqeve që sollën katastrofën e Gërdecit në vitin 2008. Ndërsa 2 vite më vonë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh për gjendjen e krijuar nga përmbytjet në pjesën veriore të vendit.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve