Situata në veri të Kosovës, Begaj: Sjell pasoja për rajonin, tensioni erdhi nga ushtrimi i dhunës! Autoritetet të kenë durim dhe të koordinohen me partnerët strategjikë

Presidenti Bajram Begaj thotë se konflikti në veri të Kosovës nuk i shërben stabilitetit të rajonit në një kohë kur është në procesin e integrimit në BE. Në takimin me presidentin e Estonisë, Alar Karis, u shpreh se i gjithë tensioni sjell pasoja për rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar ndaj e cilëson të domosdoshme zgjidhjen.

Për ndikimin në nismën e ‘Open Balkan’,, Begaj thotë se iniciativa mbetet e mirëseardhur për aq kohë sa sjell përfitime ekonomike.

“Askush nuk është i kënaqur me situate apo sjellje që nuk i shërbejnë stabilitetit të rajonit aq më tepër kur është në proces të integrimit. Ndërsa të gjithë ne prisnim të zhvilloheshin negociata mes Kosovës e Serbisë, kemi pasur një tensionim të situatës, e cila ka ardhur si rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe në veri të Kosovës dhe ushtrimit të dhunës nga grupe kriminale. Kjo sjell pasoja për rajonin por edhe për komunitetin ndërkombëtar siç është sforcimi i panevojshëm i partneriteteve. Mendoj që situate kërkon një zgjidhje e cila besoj se do të merret në konsideratë nga drejtuesit dhe 2 faktorët kryesorë. Sa i përket nismave rajonale, çdo nismë është pozitive dhe e domosdoshme dhe e rëndësishme. Për Ballkanin e Hapur, kjo është iniciativë e konceptuar vetëm si ekonomike që do të sillte përfitim përmes shkëmbimit të mallrave, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe burokracive. Nëse sjell iniciativë ekonomike, është e mirëserardhur si nismë. Çdo iniciativë rajonale është e lidhur me objektivin tonë strategjik që është integrimi në BE. Nëse nuk bashkëpunojmë me njëri tjetrin si mund të kërkojmë të bashkëpunojmë me komitetin e BE”, tha Begaj.

Ndër të tjera, presidenti Begaj tha se ka komunikime me autoritetet në Kosovë dhe i kërkon që të kenë durim e të koordinohen me partnerët strategjikë për të gjetur zgjidhje.

“Komunikimi im me Kosovën është i vazhdueshëm, me autoritetet më të larta, me komandantin e KFOR dhe disa president të rajonit. Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vënë theksin te marrëveshja në Bruksel dhe anekset e dakordësuara në Ohër. Duhet të fokusohemi te prioritetet. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është i domosdoshëm. Kam bërë thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që në këtë situatë duhet të kenë durim, mature dhe duhet të dëgjojnë e të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm s’duhet të jetë opsion”, tha Begaj.

Gjatw konferencës për shtyp me homologun e tij të Estonisë Alar Karis, presidenti Begaj u shpreh se dy vendet tona janë sot më pranë se kurrë njëri-tjetrit, ndërsa ka shtuar se është falënderues për mbështetjen e Estonisë në procesin e integrimit të vendit tonë drejt BE.

Kreu i shtetit ka shtuar se dy vendet tona i presin dekada të tëra bashkëpunimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 07/06/2023 17:44

    Fol më haltas or burr se nuk kemi nën diktatur, pse nuk e tehua të verteten…se serborusi deshoron tokat tona edhe tani …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë