Situata në veri të Kosovës, Lajçak: BE s’përcakon se kush është fajtori! Nëse vijohet kështu, Beogradi dhe Prishtina do të humbasin njësoj

Situata në veri të Kosovës, Lajçak: BE s’përcakon se kush është fajtori! Nëse vijohet kështu, Beogradi dhe Prishtina do të humbasin njësoj

1683750209_miroslavlajcak.JPG

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se të dy shtetet do të humbin nëse nuk ka kthim në normalitet dhe nëse do të vazhdohet me këtë situatë.

Ndër të tjerash, ai tha se nuk është detyrë e Bashkimit Europian se cili është fajtor në këtë situatë të krijuar.

“Tani të gjithë mendojnë se për atë që ndodhi është faji i tjetrit. Detyra jonë nuk është të vendosim se kush ka të drejtë apo kush e filloi, por t’i bëjmë Beogradit dhe Prishtinës të kuptojnë se janë përballë një ‘situatë humbje’. Nëse nuk ka kthim në normalitet, të dy duhet të humbasin. Nuk mund të lejojmë që njerëz të vriten ose të plagosen, tani është koha për të ulur tensionet. Marrëveshjet që nënshkruam në shkurt dhe mars duhet të veprojnë si udhërrëfyes”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Sërish tensione në veri, plagoset një polic i Kosovës në Zveçan! Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim, tani do të mbanim zi për të vdekurit


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishte nisur për pushime me familjen, kryeministri britanik humbet njeriun e dashur

Ishte nisur për pushime me familjen, kryeministri britanik humbet njeriun e dashur