TIRANË- Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj në sajë të një axhende vizitash në institucionet e vuajtjes së dënimit ka inspektuar Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë në lidhje me përballimin dhe trajtimin e të dënuarve që preken nga COVID-19.
Sipas njoftimit të sjellë nga Ministria e Drejtësisë, ministrja Gjonaj ka kontrolluar mjediset spitalore dhe reanimatore, dhe ka inspektuar bazën farmaceutike dhe gatishmërinë e ekipeve mjekësore dhe policore për të reaguar ndaj problematikave të pandemisë që mund të prekin regjimet e të dënuarve dhe paraburgosurve.
“Ministrja Gjonaj i kërkoi stafit mjekësor të QSB-së që të garantojnë shëndetin e të shtruarve të tjerë me patologji të ndryshme nga Covid dhe të mos lejojnë asnjë shkelje të protokolleve mjekësore dhe shprehu mbështetje të pakursyer personelit mjekësor dhe i kërkoi strukturës menaxhuese të QSB-së gatishmëri numër 1 për paprekshmërinë e sigurisë dhe respektimin absolut të protokolleve anti-covid”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.