Situata nga COVID në vend, 47 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Situata nga COVID në vend, 47 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Spitali infektiv

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit rezultojnë 47 të infektuar nga 852 testime ndërsa nuk ka humbje jete. Rastet pozitive janë: 27 në Tiranë, 7 në Sarandë , 5 në Shkodër, 3 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Durrës, Mat, Mallakastër, Elbasan, Gramsh. Janë 398 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 852 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 7 në Sarandë , 5 në Shkodër, 3 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Durrës, Mat, Mallakastër, Elbasan, Gramsh.

Janë 398 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 81 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,204 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Tetor 2022)

  • Raste të reja ditore                47
  • Të shëruar në 24 orë             81
  • Të shtruar në spitale             4
  • Humbje jete në 24 orë           0
  • Testime ditore                     852
  • Testime totale                   1,983,754
  • Raste pozitive                      331,191
  • Raste të shëruara                  327,204
  • Raste Aktive                             398
  • Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                    243
  • Elbasan                   35
  • Vlorë                         21
  • Fier                           18
  • Shkodër                 17
  • Durrës                     16
  • Gjirokastër                14
  • Lezhë                        12
  • Dibër                           11
  • Korçë                         5
  • Berat                           5
  • Kukës                          1

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?