Situata nga COVID në vend/ 38 qytetarë të infektuar dhe 650 testime në 24 orët e fundit

Situata nga COVID në vend/ 38 qytetarë të infektuar dhe 650 testime në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit rezultojnë 38 të infektuar nga 650 testime ndërsa nuk ka humbje jete. Rastet pozitive janë: 15 në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Fier, Himarë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Krujë, Delvinë, Sarandë, Konispol, Gramsh.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 38 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Fier, Himarë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Krujë, Delvinë, Sarandë, Konispol, Gramsh.

Janë 390 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,285 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Tetor 2022)

  • Raste të reja ditore                38
  • Të shëruar në 24 orë             28
  • Të shtruar në spitale             5
  • Humbje jete në 24 orë           0
  • Testime ditore                     650
  • Testime totale                   1,985,099
  • Raste pozitive                      331,264
  • Raste të shëruara                  327,285
  • Raste Aktive                             390
  • Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                    241
  • Elbasan                   35
  • Vlorë                         28
  • Fier                           20
  • Shkodër                 15
  • Lezhë                        13
  • Gjirokastër                12
  • Durrës                     10
  • Dibër                           8
  • Korçë                         4
  • Berat                           3
  • Kukës                          1

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano