Vijnë 56 mijë vaksina Pfizer, shkon në 1.7 milionë totali! Vijojnë të rriten infektimet me COVID, 149 raste dhe 1 viktimë në 24 orë

Vijnë 56 mijë vaksina Pfizer, shkon në 1.7 milionë totali! Vijojnë të rriten infektimet me COVID, 149 raste dhe 1 viktimë në 24 orë

Spitali Infektiv

Ka mbërritur në vendin tonë një tjetër sasi vaksinash kundër koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama bëjnë të ditur se në aeroportin “Nënë Tereza” sapo kanë ardhur edhe 56,160 vaksina Pfizer. Në total, numri i vaksinave të ardhura në vend që nga fillimi i procesit të vaksinimit shkon në 1,755,570.

Ndërsa infektimet me COVID vijojnë të rriten që pas shfaqjes së variantit Delta. Në 24 orët e fundit janë shënuar 149 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID, ndërsa dje u raportuan 132 raste. "Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 76 -vjeçare nga Tirana", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,753 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 149 qytetarë, në këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë. Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë. 

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, thotë Ministria e Shëndetësisë, ndaj i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

"Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", thotë ministria.

Statistika (06 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         149

Të shëruar në 24 orë       27

Të shtruar në spitale       27

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore                 3,753

Testime totale             922,100

Raste pozitive             133,591

Raste të shëruara       130,370

Raste Aktive                      763

Humbje jete                    2,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             288

Shkodër          110

Elbasan           80

Vlorë               69

Fier                  47

Berat               46

Lezhë              40

Durrës             30

Kukës              20

Korçë               15

Gjirokastër        15

Dibër                 3

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
'Beteja' ndaj COVID, vijnë 56 mijë vaksina Pfizer, shkon në 1.7 milionë totali

Kanë mbërritur në vendin tonë 56,160 vaksina Pfizer. Në total në vendin tonë kanë ardhur 1,755,570 vaksina.

“Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroni shëndetin dhe jetën! 1,248,205 vaksinime të kryera deri tani”, shkruan Rama.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës