Situata nga COVID-19/ Nuk mbajtën maskën gjobiten 500 qytetarë! 6 persona u kapën duke lëvizur pas orës 22:00! Gjobë dhe për pronarin e lokalit (VIDEO)

TIRANË- 507 qytetarë janë gjobitur pasi nuk kanë respektuar masat anti-COVID. Kështu mësohet se janë ndëshkuar 500 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. 

Gjoba ndaj tyre është 3 mijë lekë dhe vjen në faturën e dritave. Ndërkohë, 6 të tjerë janë kapur duke lëvizur pas orës 22:00 për pasojë janë gjobitur me nga 10 mijë lekë secili.

Gjobë ka pasur edhe për administratorin e një lokali pasi nuk respektonte protokollin e sigurisë.

"Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.  Gjatë kontrolleve janë ndëshkuar me masë administrative 507 qytetarë, pasi nuk i kanë respektuar këto masa.   Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.   

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 500 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.   

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 6 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.  

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid", njofton policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 22/12/2020 21:30

    Gjyshja ime ka vdekur ,100 vjece pa bere asnje vaksine ne trupin e saj. E kur 100 -vjece,sa epidemi duhet te kene rene per 100 vjet, . Ju lutem shume ,atyre te medhenjve,kemi ngelur ,pak edhe oa keto vaksina ,qe po vijne, mos e pakesoni me shume popullin tuaj ,eshte gjynah ,mezi po jetojme,mezi i kemi qendruar ,shekujve ,megjithese jemi populli me i vjeter ne bote, jemi shume pak. I degjon ne tv ,te cmendin bertasin per vaksinen ,e duket sikur duan t i bejne qejfin dikuj ,se shih cfare bejne oer ate fare vaksine, se vec e mire nuk e besoj se eshte , edhe vete bile nuk e besojne ,por bertasin si befasohem mos me te marre malli te ulesh ne darke te degjosh nje debat. Njerzit qe bertasin shume e bejne sikur jane shume te interesuar s jane njerez te mire.Dhe si perfundim: Sado qe flasim ,sado qe bejme komente,per nje gje kam besim te plote: Se Edi Rama ,kurre s do bente dicka qe te demtonte popullin e tij ,te paket ne numer, kam shume besim per kete. Te te tjeret e di teper mire se te gjitha do i benin. Nuk ka vlere paraja, perasgje ,kur shkatron dicka. E kam kuptuar dicka ,se ne kohet moderne (ne bote)se ka shume Hitlere qe hiqen si heronj,por bejne keq me metoda me te moderuara se Hitleri ,dhe keto te keqija qe bejne ,po i quajne te mira,dhe ne nga frika i quajme heronj te njerzimit. Sa mire do te ishte qe cdo kush me ate menyren e tij te mundohet qe te beje mire. Sa bukur do ishte. Do ishte vete parajsa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic