Situata nga gripi, Çomo: S’ka vend për panik, vaksinimi thelbësor për parandalimin e komplikacioneve në shëndet

Ministria e Shëndetësisë apelon për kryerjen e vaksinës kundër gripit për grupet që kanë rrezik më të lartë që të preken nga virozat e stinës së dimrit, të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Duke folur për situatën në vend nga gripi, mjekja Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv thekson se “nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar”.

Çomo thekson se ata persona që nuk janë vaksinuar dhe kryesisht ata që kanë sëmundje kronike të nxitojnë për t’u vaksinuar. Po ashtu mjekja shton se ata persona që janë të sëmurë të ulin kontaktin me persona të tjerë.

“Duke qenë se jemi në stinën e dimrit, një nga sëmundjet që kemi është gripi ose infeksione të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes duke filluar nga sekrecionet nga hundët, nga kolla, nga dhimbja e fytit apo nga pjesa e prekjes së mushkërive siç është pneumonia. Ajo çka unë dua të them është që numri i pacientëve që paraqiten pranë Shërbimit Infektiv është më i shtuar se sa muaji dhjetor dhe natyrisht në Shërbimin Infektiv vijnë pacientë me sëmundje të ndryshme ku tani peshën më të madhe e mbajnë ata persona që janë të sëmurë me infeksione të rrugëve respiratore, kryesisht në pjesën e gripit. Nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar shumë më tepër ndaj kësaj sëmundje dhe sensibilizimi është në dy aspekte. Së pari, ata persona që nuk janë vaksinuar dhe kryesisht ata që kanë sëmundje kronike të nxitojnë për t’u vaksinuar dhe grupi i të sëmurëve kronikë janë diabetikët, janë ata që kanë sëmundje gjaku, ata që kanë sëmundje kronike të mushkërive, ata që kanë sëmundje të veshkave kronike dhe shumë sëmundje të tjera.

Dhe kategoria tjetër është ata persona që janë të sëmurë, të ulin kontaktin me persona të tjerë, pra mos të takohen me njerëz që kanë këto lloj infeksionesh të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes për arsye se gripi apo infeksionet aktuale që kemi, janë shumë të përhapshme nëpërmjet komunikimit të afërmt, nëpërmjet dhënies së dorës. Pra duhet ulur veç pjesës së vaksinimit, duhet ulur takimi ose minimizuar takimi me njerëz të sëmurë për arsye se je burim i madh infeksioni për persona të tjerë. Dhe sigurisht jo të gjithë personat që vijnë në spital kanë nevojë për ndihmën e spitalit. Një pjesë e tyre duhet të drejtohen pranë mjekut të familjes i cili është stacioni i parë ku personi merr ndihmën mjekësore”.- thotë Çoma.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pacienti: 17/01/2024 10:25

    I beme vaksinat e covidit na zuri kovidi,i beme vaksinat e gripit na zuri gripi ,a ka mundesi me na shpjeguar pse ndodh kjo,përgjigja eshte vaksinat e skaduar.e rrjepen kete popull farmacite,i rrisin cmimet sic duan vete,mjeksia ne shqiperi ka deshtua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?