Situata nga lufta në Ukrainë, Erdogan zhvillon bisedë telefonike me presidentin Putin

Situata nga lufta në Ukrainë, Erdogan zhvillon bisedë telefonike me presidentin Putin

Është zhvilluar një bisedë e re telefonike mes Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin. 

Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu nga Lviv, ku u takua me kolegun ukrainas Dimitri Kuleba, vetëm një ditë pasi takoi edhe ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Moskë. 

"Kjo luftë duhet të përfundojë menjëherë. Ne vazhdojmë që nga dita e parë e konfliktit të punojmë pa u lodhur për t'i dhënë fund kësaj gjakderdhjeje. Për këtë ne ftuam Lavrov dhe Kuleba në Antalia javën e kaluar. Gjithashtu për këtë çështje foli edhe presidenti Erdogan dje me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, e ndërsa sot ai pati një bisedë telefonike me Vladimir Putin”, tha Çavusoglu.


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset