VIDEO/ Situata nga moti i keq, në Lezhë ende qindra hektarë nën ujë! Bllokohet nënkalimi i Fushë-Mamurrasit! Rama: Në monitorim të pandërprerë të situatës

Me qindra hektarë tokë në Lezhë dhe në Shkodër vazhdojnë të jenë me prezencë uji prej disa ditësh për shkak të shirave të vazhdueshëm dhe vërshimit të lumenjve. Lidhur me situatën nga moti i keq ka reaguar edhe mkryeministri Rama i cili shprehet se janë në monitorim të pandërprerë të situatës. 

Emergjencat Civile bëjnë të ditur se në Njësinë Ana Malit të Bashkisë së Shkodrës janë të përmbytura 1100 ha tokë bujqësore.

Rruga e Obotit nuk kalohet nga makinat e ulëta, vetëm me kamionët e ushtrisë. Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit. Ndërsa në njësinë e Dajçit rreth 300 hektarë të përmbytura dhe probleme në aksin Darragjat-Shirq.

Sa i përket zonave malore raportohet për bllokimin e rrugës Theth-Breglumi nga rrëshqitja e dherave.

Në qarkun e Lezhës aktualisht ka 570 hektarë tokë nën ujë në zonën e Balldrenit, të Tales dhe të Spitenit.  Reshjet e dendura të shiut përfshinë dhe Kurbinin, ku gjatë paradites u bllokua nënkalimi në Fushë-Mamurras, pjesë e autostradës Milot-Thumanë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Moti i keq, Rama ndan fotot: Në monitorim të pandërprerë të situatës! Të gatshëm për nevojat e njerëzve

1671277950_3206403698205025959194512169200694720373236n.jpg

Nisur nga situata e motit të keq në vend, kryeministri Rama ka ndarë disa foto nga punonjësit që do u vijnë në ndihmë banorëve në zonat e prekura.

Rama shkruan se janë të gatshëm t’u përgjigjen çdo nevojë të njerëzve.

“Në monitorim të pandërprerë të situatës së krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut

Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve.”- shkroi Rama.

Ora 11:52
Moti i keq/ Policia shton prezencën në rrugë, u bën apel shoferëve: Respektoni rregullat për të parandaluar aksidentet

1671274390_13703910029619756340887884179426698340132392n770x433.jpg

Policia ka shtuar prezencën e uniformave blu në akset rrugore për shkak të reshjeve të shiut në të gjithë vendin me qëllim parandalimin e aksidenteve.

“Për shkak të motit të keq, në disa segmente rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte mund të rritet rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë, në akset rrugore, duke monitoruar qarkullimin nëpërmjet makinave inteligjente, radarëve automatikë, mjeteve të tjera logjistike, si edhe me mjete të paloguara.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar për shkak të motit të keq.”- thuhet në njoftimin e policisë.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi