Situata nga moti i keq, reagon Ministria e Mbrojtjes: Janë përmbytur disa zona të vendit, rrezikohen më tepër Lezha dhe Shkodra

Situata nga moti i keq, reagon Ministria e Mbrojtjes: Janë përmbytur disa zona të vendit, rrezikohen më tepër Lezha dhe Shkodra

foto nga përmbytjet

 

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas situatës së motit të keq në të gjithë vendin duke dhënë informacione për zonat kritike dhe për rritjen e nivelit të lumit në disa zona. Njësia administrative Ana e Malit është përmbytur në një sipërfaqe prej 400 ha dhe ka mbetur pa energji elektrike. Më konkretisht, fshatit Beltojë, Mali Hebe, Bërdicë dhe Shkrel në Malësinë e Madhe u është ndërprerë energji elektrike nga dëmet që ka shkaktuar përmbytja.

 Gjithashtu edhe zona në Balldren dhe Zejmen në Lezhë janë përmbytur. Në Shijak lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, ka dalë nga shtrati, gjithashtu edhe lumi Ishëm në Krujë.

Ka gjithashtu përmbytje në Zejmen në Lezhë, 50 ha në fushën e Treshit dhe 15 ha në Spiten, ndërsa në Balldren, ish - këneta e Torovicës ka 200 ha tokë nën ujë. Në Mirditë ka rritje të prurjeve të përroit të Zmejës, në afersi të qytetit Rrëshen, por është në kuotë kritike, gjithashtu edhe rezervuari i Qafmollës në Rrëshen ka arritur pikën kritike, por nuk janë raportuar probleme deri tani. Në Kurbin ka prezencë uji në lagjen Sanxhak, qyteti Laç në 15 banesa.

Situata është kritike dhe rrezikon përmbytjen e banesave edhe në në lagjen "Granicë" të qytetit të Gjirokastrës pasi përroi i "Çullos" ka shtuar prurjet, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat. Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 200 metra pranë tunelit të Skërficës kanë vërshuar ujërat e një përroi malor.

Edhe rrëshqitjet e dherave vazhdojnë në disa zona duke  bërë që të rrezikohen drejtuesit e automjeteve.  Midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, një masiv me dhera ka bllokuar rrugën po punohet për largimin e inerteve. Në aksin e Rrugës së Arbërit sipër tuneleve në hyrje të Baypassit në drejtim të Qafë Murrizës, ka rrëshqitje të dherave nga skarpatet në një segment rruge, po punohet për largimin e inerteve. Në aksin rrugor nacional Burrel - Shkopet në Shkopet ka renie gurësh në rrugë në 2 segmente, kalimi bëhet në një sens.

 

 


Lajmi kryesor:

Moti i keq, Vjosa dhe Erzeni dalin nga shtrati! 17 banesa me prezencë uji! Përmbytje në disa fshatra në Lezhë dhe Shkodër, 650 ha tokë bujqësore nën ujë (VIDEO)


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes