KOSOVË- Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19  në Kosovë. Ndërsa nga 1.963 testime, janë identifikuar 18 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 14 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.255.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.673, ndërkohë që ai i viktimave është 2.253 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 165 në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 6.595 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 141.008 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

Deri më tani 20.701 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.