Në spitalin infektiv aktualisht ndodhet vetëm 1 pacient që po merr trajtim mjekësor, shifrë kjo që tregon se pandemia në vendin tonë është drejt fundit.

Si rezultat i 3853 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë identifikuar vetëm 3 raste të reja infeksioni, ndërsa një 73-vjeçare nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

Në një bilanc të përgjithshëm, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 2.456 persona.

Nga 3 rastet pozitive, 2 qytetarë janë identifikuar në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë.

Ndërkaq, në të gjithë vendin 73 qytetarë janë aktivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.982 që nga fillimi i pandemisë.

Pavarësisht se situata epidemiologjike në vend  është stabilizuar dhe rastet e infektimeve dhe viktimave qëndrojnë të ulëta, nuk duhet humbur në asnjë moment vigjilenca për mbrojtjen nga COVID-19.

Statistika (26 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë     7

Të shtruar në spitale      1

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3853

 

Testime totale            792,878

Raste pozitive             132,509

Raste të shëruara        129,982

Raste Aktive                 71

Humbje jete                  2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          28

Shkodër       18

Lezhë           6

Durrës          5

Elbasan       5

Berat             3

Dibër             2

Kukës           2

Fier              1

Vlorë             1 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Sot janë kryer 5.081 vaksinime, në total 935.207 qytetarë të vaksinuar në të gjithë vendin

Ditën e sotme 5.081 qytetarë kanë marrë vaksinën anti-COVID, ndërsa në të total që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 935.207 vaksinime. Shifrat i ka publikuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ndërsa jemi shumë afër realizmit të objektivit të vendosur nga qeveria, 1 milionë vaksinime brenda muajit qershor.