Situata nga pandemia, 4 viktima dhe 869 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend! 175 pacientë të shtruar në spital, 33 në gjendje të rëndë

Situata nga pandemia, 4 viktima dhe 869 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend! 175 pacientë të shtruar në spital, 33 në gjendje të rëndë

Spitali i Infektivit

Vijon të mbetet i lartë numri  infeksioneve ditore me COVID në vend, ku në 24 orët e fundi raportohet për 869  persona të sëmurë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatkeqësisht, 4 persona kanë humbur jetën në vend në 24 orët e fundit, si pasojë e COVID.

Nuk mundën të fitonin betejën me COVID: tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-71 vjeç dhe një qytetar 86 vjeç nga Durrësi.

Rastet e reja të infeksionit u regjistruan në: 292 raste në Tiranë, 68 në Durrës, 58 në Shkodër, 44 në Fier, 36 në Lushnje 31 në Vlorë, 24 në Elbasan, nga 20 raste në Lezhë, Kamëz, Korçë, nga 18 raste në Kukës, Sarandë, nga 17 raste në Kurbin, Kavajë, 14 në Berat, 13 në Krujë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Kolonjë, Pogradec, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, 9 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Vau i Dejës, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Divjakë, Gjirokastër, nga 4 raste në Peqin, Skrapar, Roskovec, Vorë, nga 3 raste në Fushë Arrëz, Shijak, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, nga 2 raste në Belsh, Cerrik, Maliq, Finiq, Klos, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Tropojë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj.  

Janë 12,585 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 33 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 862 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,038 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën edhe njëherë thirrje qytetarëve që t'i drejtohen qendrave të vaksinimit për të qenë më të mbrojtur ndaj këtij virusi.

Statistika (11 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        869

Të shëruar në 24 orë      862

Të shtruar në spitale       175

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 5257

 

Testime totale          1,112,627

Raste pozitive             156,162

Raste të shëruara         141,038

Raste Aktive                  12,585

Humbje jete                      2,539

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5146

Shkodër          1555

Durrës             1064

Fier                  1060

Vlorë               920

Lezhë              716

Elbasan           607

Berat               448

Korçë               288

Gjirokastër      291

Kukës              271

Dibër                219

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive