KOSOVË- Vijon të mbetet e stabilizuar situata nga pandemia në Kosovë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërsa nga 1.328 testime, janë identifikuar 2 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 14 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.241.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.655, ndërkohë që ai i viktimave është 2.252 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 179 në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 518 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 134.391 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

Deri më tani 19.518 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.