Situata nga pandemia, 977 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID-19 në 24 orë! Tirana me numrin më të lartë të infektimeve

Situata nga pandemia, 977 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID-19 në 24 orë! Tirana me numrin më të lartë të infektimeve

Foto ilustruese

TIRANË- Numri i infektimeve në vendin tonë vijon të pësoje një rritje të ndjeshme. Si rezultat i 6308 testimve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 977 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë, 4 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin, prej tyre dy të moshuar nga Fieri të moshave 82-88 vjeç, një qytetare 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 71 vjeç nga Elbasani.

Në statistikat ditore, vihet re se Tirana mban numrin më të lartë të të infektuarve, përkatësisht me 345 raste nga 977 totali. Ndërsa situata në Bashkitë e tjera të vendit paraqitet si më poshtë:

345 raste në Tiranë, 59 në Shkodër, 39 në Berat, 33 në Durrës, nga 32 raste në Krujë, Lushnje, Vlorë, nga 29 raste në Kurbin, Fier, nga 26 raste në Lezhë, Sarandë, 23 në Kamëz, 20 në Kavajë, 18 në Kukës, 15 në Kuçovë, nga 13 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 12 raste në Mallakastër, Bulqizë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Elbasan, Dibër, Malësi e Madhe, 9 në Vorë, nga 8 raste në Mat, Peqin, Dimal, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Vau i Dejës, Pukë, Patos, Këlcyrë, nga 5 raste në Korçë, Shijak, Fushë Arrëz, nga 4 raste në Rrogozhinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Librazhd, nga 3 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Selenicë, nga 2 raste në Has, Tropojë, Mirditë, Klos, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 1 rast në Cërrik, Delvinë, Dropull.

Aktualisht në vendin tonë janë 12.582 qytetarë aktivë me virusin, ndërsa në Spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, ku 18 prej tyre paraqiten në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 919 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 140.176. Fatkeqësisht, numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë në vend ka shkuar në 2.535, ndërsa ai i infektimeve 1.107.370.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit për tu vaksinuar sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (10 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        977

Të shëruar në 24 orë      919

Të shtruar në spitale       163

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 6308

Testime totale          1,107,370

Raste pozitive             155,293

Raste të shëruara         140,176

Raste Aktive                  12,582

Humbje jete                      2,535

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5071

Shkodër          1601

Durrës             1090

Fier                  1002

Vlorë               934

Lezhë              743

Elbasan           637

Berat               433

Korçë               299

Gjirokastër      289

Kukës              278

Dibër                205

Lajm në përditësim..

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja